ТV ÇEGRANI & MEDIA është një televizion privat DIGJITAL REGJIONAL, i cili me sinjalin e tij mbulon një numër të madh territoresh. ТV ÇEGRANI & MEDIA është një media vizive me një natyrë të theksuar informative. Në çdo 24 orë transmentimi, ky televizion ofron programe të shumëllojshme edukativo-argëtuese, ku përfshinë një numër të madh të audiencës të grupmoshave të ndryshme.

Me një staf profesionistësh, teknologji të sofistifikuar në HD-teknologji, programe për të gjithë grup moshat, e bëjnë ТV ÇEGRANI & MEDIA, të jetë ekrani më i dashur i të gjithë shqiptarëve, i rënditur si një televizion më i preferuar, gjë e cila është pasqyrë e përkushtimit, seriozitetit dhe përgjegjshmërisë së treguar nga i gjithë stafi i këtij televizioni. TV ÇEGRANI & MEDIA, është një televizion ku çdo kush mund ta gjejë veten, duke e krahasuar atë si një mik të pandashëm. ТV ÇEGRANI & MEDIA ka filluar transmetimet e para në vitin 1992, edhe atë si RTV “Zëri i Çegranit”, me frekuencë 105,5 FM Stereo, dhe më vonë në 1996 emërohet si Televizion regjional në gjuhën shqipe në Maqedoninë Perëndimore dhe nga 01.06.2013 në platformën DIGJITALE ONE - BOOM multipleks në HD/SDI.

Transmetimi 24 orë e ka shndërruar ТV ÇEGRANI & MEDIA në një dritare informacioni dhe argëtimi për të gjithë bashkëatdhetarët tanë kudo që ndodhen. Larmia e programeve spektakulare, emisioneve te ndryshme dokumentare, programeve muzikore, filmave me karakter edukativ, siguron një audiencë të të gjithë grupmoshave dhe të të gjithë karaktereve individuale, me ç’rast rrit numrin e shikueshmërisë në secilën shtëpi ekzistuese brenda këtyre territoreve.
Që nga krijimi ТV ÇEGRANI & MEDIA ka pasqyruar tema më aktuale të problemeve sociale, ekonomike për të gjithë qytetarët shqiptar, si një televizion prestigjioz, ka prekur shumë fusha transmetimi në të cilën ka kuptuar nevojën dhe dëshirën e qytetarve. Karakteri i televizionit ÇEGRANI MEDIA në vete bartë disa cilësi që e atribuojnë atë si televizion me:

• Saktësi
• Sjellje etike
• Moderizëm
• Analizë
• I besueshëm

Programet - ТV ÇEGRANI & MEDIA, si një komunikim televiziv shumë i veçantë për nga natyra dhe përmbajtja e saj programore, ka përmbushur me sukses cilësinë e shumë programeve si: emisione dokumentare, emisione nga kultura dhe arsimi, emisione të programuar për fëmijë, emisione urime-përshëndetje, programe muzikore si dhe reklamime të ndryshme. Gjithashtu ТV ÇEGRANI & MEDIA përmban programe për të gjithë pasionantët e sporteve të ndryshme.

Ky televizion përveç të tjerave nderohet me një numër shumë të madh çertifikata të fituara nga: BBC, VOA, NRW-D etj. Në agjendën e prodhimtarisë të ТV ÇEGRANI & MEDIA, kanë qenë edhe shumë festivale, ku janë prezantuar shfaqje muzikore si “Sofra Dibrane”, “Sharri Këndon”, “Festivali në Gjirokastër” etj. Ky televizion është përpjekur për të qenë sa më koherent për t’ju dhënë gjithmonë ngjarjet dhe zhvillimet e ndryshme në të gjithë sferat, duke ju servuar në çdo kohë një meny të jashtëzakonshme për shijet tuaja, dhe e gjithë kjo rrjedh nga përbërja e një stafi profesional e me shumë eksperiencë si ТV ÇEGRANI & MEDIA.

 

Disa referenca nga web faqe tjera:

http://www.lfm-nrw.de/hoerfunk/ant_deu2001.php3

http://www.antenne-d.de/fileadmin/redakteur/downloads/antenne2001-ab.pdf